
Pas votimit të kësaj të diele në primare, janë mësuar edhe kandidatët me të cilët Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të garojë në zgjedhjet lokale në bashkinë e Lushnjës dhe atë të Rrogozhinës.
Avokati Elton Bano do të garojë për këtë forcë politike në zgjedhjet e 6 marsit, pasi është shpallur më i votuari në primaret e kësaj të diele.
Ndërkohë, në Rrogozhinë fitues është shpallur Hekuran Xhani, mjek veteriner, me 211 nga 316 në total. (A2 Televizion)