PD, thirrje KQZ-së: Zbato ligjin, mos lejoni kandidimin e Tom Doshit

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 12:15 | Politikë
PD, thirrje KQZ-së: Zbato ligjin, mos lejoni kandidimin e Tom Doshit

Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit.

“Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”.

Më tej, PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/25/shba-nuk-e-do-ne-fleten-e-votimit-tom-doshi-rimerr-drejtimin-e-psd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos