
Parlamenti Europian pritet të votojë sot raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, të miratuara një muaj më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në parlament.
Gjatë debatit për Kosovën, dominuan thirrjet për liberalizim të vizave dhe përparim në dialogun me Serbinë. Raportin për Kosovën e ka përgatitur deputetja gjermane, Viola von Cramon e cila gjatë fjalimit në seancën së martës tha se vendi i ka përmbushur kushtet për liberalizim.
Me përjashtim të disa deputetëve nga radhët e të djathtës ekstreme, shumica e ligjvënësve kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Në seancë plenare, sipas deputetëve, do të jetë sfidues vetëm votimi rreth një amendamenti ku kërkohet që marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të dalë nga dialogu, të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë.
Kjo kërkesë ishte miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme, por u kundërshtua nga raportuesi për Serbinë, Vladimir Biliçik, i cili është nga Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë.
Tani ka përpjekje që formulimi që përfshin njohjen e ndërsjellë të hiqet gjatë votimit në seancën plenare. (A2 Televizion)