Pedagogët tërhiqen nga bojkoti, por vijojnë protestat

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2022, 19:01 | Aktualitet

Me anë të një njoftimi për mediat, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, ka bërë të ditur se është marrë vendimi për pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor.

Megjithatë, theksohet se protestat do të vijojnë dhe këtë herë është thirrur për t’u mbajtur një protestë ditën e martë përpara Korpusit Universitar.

https://a2news.com/video/pse-u-anulua-greva-e-urise-llakaj-nje-nate-perpara-u-terhoqen-papritur-me-shume-se-gjysma-e-pedagogeve/

“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e interesuar për normalizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të jetës akademike vendosi:

1. Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët;

2. Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara;

3. Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!

4. Të zhvillojë Protestën Kombëtare Universitare të radhës, ditën e Martë, datë 8 Nëntor 2022, ora 11.00, përpara Korpusit Qëndror të UPT”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/31/protesta-e-pedagogeve-cfare-dime-deri-tani/

A2 CNN Livestream

Latest Videos