Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bashkë me përfaqësuesit e larta të Shtabit të Përgjithshëm morën pjesë në një ceremoni në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 20-vjetorit të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh me Gardën Kombëtare të New Jersey.
Ministri Peleshi vlerësoi marrëdhëniet me SHBA dhe kontributin e presidentit Wilson në Konferencën e paqes në 1919.
"Si një mbështetës i pazëvendësueshëm i kombit tonë, Shtetet e Bashkuara iu gjendën pranë popullit të Kosovës, duke i dhënë fund brutalitetit, spastrimit etnik dhe duke hapur rrugën për t'u bërë një vend i pavarur"
Ministri Peleshi, falënderoi në mënyrë të veçantë komandantin e Gardës Kombëtare të Neë Jersey, gjeneral brigade Lisa J. Hou si dhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, për ndihmën e jashtëzakonshme në modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare. (A2 Televizion)