Peng prej ditësh, lirohen nxënësit e rrëmbyer nga Boko Haram

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 08:25 | Bota
Peng prej ditësh, lirohen nxënësit e rrëmbyer nga Boko Haram

Lihen të lirë studentët e rrëmbyer në Nigeri nga xhihadistët e Boko Haram. Lajmi u dha nga një këshilltar presidencial, i cili bëri me dije se nxënësit e shkollë tashmë janë të lirë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“344 studentë janë liruar. Ata ndodhen aktualisht në Zamfara, ku po iu nënshtrohen kontrolleve. I jemi mirënjohës Zotit që ata janë të lirë tashmë”, tha një zyrtar lokal në shtetin Katsina.

Studentët e shkollës teknike mbaheshin prej disa ditësh peng në një zonë të pyllëzuar. Sulmi, fillimisht, iu atribuua kriminelëve të zonës, por më vonë u qartësua se bëhej fjalë për militantët e Boko Haram.

Grupi xhihadist publikoi ​​një video prej më shumë se gjashtë minutash në të cilën një adoleshent, i rrethuar nga një grup i madh djemsh të tjerë, thoshte në anglisht se ai është në mesin e 520 studentëve të rrëmbyer nga shkolla në Kankara, nga banda e Abu Shekau (udhëheqësi i Boko Haram). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos