Pengesat në shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 16:26 | Aktualitet

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia kanë nisur tashmë bashkëpunimin për Mini Shengenin Ballkanik, teksa Kosova ende nuk është pjesë, pavarësisht vullnetit politik të shprehur. Dy janë avantazhet e forta që mund të përdoren në zhvillimin e tregtisë dhe më gjerë bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës: gjuha e përbashkët dhe afërsia gjeografike. Dy elementë që deri më tani nuk kanë ndihmuar mjaftueshëm për rrëzimin e barrierave mes dy shteteve dhe krijimin e një tregu të përbashkët me përfitime për të gjitha palët. Vetëm 11% është rritur tregtia mes dy vendeve në 6 vitet e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave për 9 mujorin e këtij viti, eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën vlerën e 22.6 miliardë lekëve, ndërsa importet nga ky vend në vetëm 5.9 miliardë. Qendra Shqiptare për Tregti Ndërkombëtare ka evidentuar në një studim problemet që ekzistojnë mes dy vendeve, ku në jo pak raste ka pasur edhe luftë tregtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos