Pepe karikon skuadrën: Ndaj Francës duhet të jemi të bashkuar

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 21:38 | Futboll
Pepe karikon skuadrën: Ndaj Francës duhet të jemi të

Kombëtarja portugeze është duke bërë përgatitjet e fundit përpara përballjes së radhës në grup ndaj Francës.

Portugezët kanë fituar ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë dhe iu duhet të paktën 1 pikë për të kaluar në fazën e 1/8, si dhe për të lënë pas humbjen e thellë ndaj Gjermanisë.

“Humbim dhe fitojmë së bashku”. Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe karikon skuadrën në prag të ndeshjes kundër Francës ndërsa beson se luzitanët i kanë të gjitha mundësitë për të fituar.

“Ndaj Francës duhet të mbrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të jemi të bashkuar. Nevojitet dëshira e fitores si ajo e Gjermanisë përballë nesh për të vazhduar rrugëtimin tonë”, thotë mbrojtësi i Portos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos