
Është dëshira e shumë të dashuruarish të martohen në një kështjellë romantike. Pastaj, kur ndërtesa është mesjetare, me sallat e mbushura me vepra arti dhe me një panoramë mbresëlënëse në Italinë qendrore, dëshira kthehet shpesh herë vetëm në një ëndërr.
Por e mendon disi ndryshe kryetari i Bashkisë të Roccascalegna, qytezë në Abruzzo të Italisë. Qyteza e vogël me 1200 banorë është vërtetë piktoreske, por paksa e izoluar dhe shumë pak turistë vinë e vizitojnë kështjellën që spikat sipër shtëpizave të bardha.

Prandaj kryetari Domenico Giangiordano mendoi të japë me qira kështjellën për një shifër krejt simbolike, thjesht 100 euro, për dasmat që do të organizohen brenda atyre mureve.
“Objektivi ynë nuk është të përfitojmë para nga kështjella, por falë saj duam të reklamojmë gjithë territorin përreth, duke ndihmuar turizmin”, sqaron Giangiordano.
Duket sikur mendimi i tij po korr sukses. Kështjella ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale dhe ndërkombëtare, me CNN që i ka kushtuar një reportazh.

E vetmi minus, për të ftuarit, nuk ka të bej me kështjellën por me…rrugën. Nuk ka në fakt një të tillë dhe aksesi i vetëm kryhet nga një shteg që mund të përshkohet në këmbë ose me kuaj. Si një përrallë e vërtetë, pra! (A2 Televizion)