
Ministrja e Arsimit u thirr nga opozita në komisionin e Edukimit. Si rrallë herë nuk pati debate, nuk u diskutua as për shqetësimet e ngritura nga pedagogët që të mërkurën u kthehen protestave.
Për më shumë se tre orë ministrja renditi të gjitha sukseset dhe reformat madje, siç thotë zyra e saj e shtypit, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që Kushi ka, ju përgjigj të gjitha çështjeve të deputeteve në komision.
Atmosfera prag zgjedhore i ka bërë deputetët më të ndjeshëm për elektoratin e tyre, ndaj hallet e shkollave dhe të mësuesve i kishin ekskluzivisht nga zonat e tyre. Askush nuk foli për pedagogët, për rrezikun e mbylljes së degëve të mësuesisë, për universitete publike që do të kthehen në fondacione dhe as për dhjetëra probleme të tjera të arsimit në krizë.
Për ata që duruan ta ndiqnin komisionin, kulmin e shënoi diskutimi për keqpërdorimin e gjuhës shqipe. Në pozicionin e kryetares se komisionit por më shumë si botuese e shkrimtare, Flutura Açka është marrë gjatë me gabimet gjuhësore të ministres së Arsimit dhe të deputetëve në parlament.
Të paktën në këtë çështje, kryeministri do të jetë pro Flutura Açkës, për shkak të dashurisë që thotë se ka ndaj gjuhës.
Gjuhëtarët kanë nisur punën për fjalorin e madh të shqipes, por do të duhen të patën tre vjet për përfundimin e rij.
Ndërkohë mesditën e 22 shkurtit pedagogët do të protestojnë për krizën në arsimin e lartë dhe pasojat që do të sjell kthimi i universiteteve në fondacione. Tradita e do që në ditë proteste, institucionet nen akuze, në këtë rast Ministria e Arsimit, heshtin. (A2 Televizion)