Për drekë me mikun e paftuar, ariu i bashkohet piknikut

Nga A2 CNN
12 Gusht 2020, 12:09 | Lifestyle

Një familje amerikane pati një eksperiencë të pazakontë ndërsa kalonte disa ditë pushime në një park pyjor në Maryland.

Teksa ishin ulur në një tavolinë në pyll për të shijuar ushqimet e piknikut, një ari i murrmë u afrua ngadalë dhe iu bashkua “gostisë” së njerëzve sikur të ishte një prej tyre.

Në pamje shihet ariu ndërsa pret gjithë durim që një nga pjesëtarët e familjes të lyejë bukën me gjalp kikiriku, e cila i pëlqeu aq shumë.

Një nga pjesëtarët e familjes tregon se ishin lajmëruar nga të zotët e kabinës ku qëndronin se ariu vinte gjithmonë vërdallë zonës dhe se ishte shumë miqësor.

“Disa nga ne ishin të mësuar me jetën e egër, ndërsa të tjerët u friksuan për vdekje”, tregon Kailyn Nesbit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos