
Princi i kurorës i Arabisë Saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën e saj në Stamboll.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë bisedime kokë më kokë me Mohammed bin Salman me qëllim riparimin e marrëdhënieve të dëmtuara.
Erdogan dikur, akuzoi indirekt princin se kishte urdhëruar agjentët sauditë të vrisnin Khashoggi. Por ai mohoi çdo përfshirje.
Vizita vjen pasi Turqia kërkon tregti, investime dhe ndihmë për ta ndihmuar atë të përballet me një krizë ekonomike në përkeqësim. Turqia ka punuar gjithashtu për të përmirësuar marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Izraelin pas vitesh tensionesh.
Nga ana e tij edhe Princi Mohammed kërkon t'i japë fund izolimit të tij ndërkombëtar.
Ai gjithashtu vizitoi Jordaninë dhe Egjiptin këtë javë si pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme dhe muajin e ardhshëm do të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden. (A2 Televizion)