
Marina amerikane publikoi një video ku tregohet momenti i përballjes në det të hapur mes një anijeje të saj dhe marinës kineze. Sipas palës amerikane, manovrat e anijes kineze në Ngushticën e Tajvanit ishin të rrezikshme dhe incidenti u shmang për fare pak. Por pretendimet e amerikanëve u hodhën poshtë nga kinezët, të cilët thanë se thjesht po kryente stërvitje në atë zonë neutrale. (A2 Televizion)