Përkujtohet sot në vendin tonë 76-vjetori i çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.
Liderët politikë do të zhvillojnë homazhe në varrezat Dëshmorët e Kombit, por si çdo vit politika është e ndarë në ceremoni. Partia Demokratike i kryen ato në një ditë më festën e Pavarësisë.
Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë me vargjet e Qemal Stafës, ku përkrah fotos janë vargjet:
“E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, vendi ynë ishte e pushtuar nga Italia dhe më pas forcat gjermane.
Shqipëria ishte vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.
Por ky postim i kryeministrit Rama ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike. Është nënkryetari Paloka i cili thotë se ky postim i Ramës është një gafë, pasi i referohet një filmi në kohën e komunizmit, ku Qemal Stafa po citon veprën e famshme Wilhelm Tel të Friedrich Schilller.
“Nuk ka faj Elisa që Don Kishotin e shpalli vepër të “folklorit shqiptar”...”Skënderbeu” i saj (mëe i dituri dhe i lexuari i “rilindasve” ) e dika që “Vilhelm Telin” e paska shkruajtur Qemal Stafa...Hajde merru me Gjicin pastaj”- shkruan Paloka.

(A2 Televizion)