
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë të rinj me qëllim përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ambasada amerikane në Prishtinë njofton se ky donacion është bërë përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
“Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. (A2 Televizion)