Thaçi: Mandati i Speciales të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit nga Këshilli Evropian

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 19:55 | Kosova
Thaçi: Mandati i Speciales të zgjasë deri në njoftimin e

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjasë deri në njoftimin nga Këshilli i Bashkimit Europian për mbylljen e këtij institucioni ndërkombëtar.

Thaçi, nëpërmjet një videoje në Facebook, ka thënë se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.

“Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, ka deklaruar Presidenti i Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos