Përballja me Rusinë, SHBA të tjera ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 09:04 | Bota
Përballja me Rusinë, SHBA të tjera ndihma ushtarake për

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu janë përgjigjur thirrjeve të Kievit zyrtar dhe do të dërgojnë shumë shpejt drejt Ukrainës një ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 200 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme armësh antitanke dhe kundërajrore, të cilat janë kërkuar shpesh herë nga presidenti Zelensky për të përballuar agresionin rus.

Presidenti Joe Biden autorizoi ndihmën shtesë mbi sigurinë, duke i hapur rrugën dërgimit të menjëhershëm të pajisjeve të reja ushtarake në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar Ukrainën në mënyrë të përsëritur, me armë nga rezerva e armëve amerikane, duke filluar nga vjeshta e vitit 2021 dhe më pas sërish në dhjetor dhe shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos