Përballje me kurdët, Turqia dhe opozita siriane gati për ofensivë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 12:40 | Bota

Turqia shton praninë ushtarake në afërsi të kufirit me Sirinë. Ankaraja është përgatitur për një ofensivë që do të shënjestrojë forcat kurde, aleate të Shteteve të Bashkuara.

“Shumë shpejt, ushtria do të hyjë në territorin e Sirisë”, bëri me dije një ndihmës i presidentit Erdogan.

Ushtria e Ankarasë do të ndihmohet dhe nga opozita siriane. Turqia kërkon të krijojë një zonë të sigurt, duke spastruar militantët kurdë, në të cilën do të zhvendosen 3.6 milionë refugjatë sirianë.

Presidenti Donald Trump, tërhoqi në mënyrë të papritur ushtrinë amerikane nga zona kufitare me Turqinë. Vendimi I Shtëpisë së Bardhë është dënuar gjerësisht brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Trump u mbrojt duke thënë se nuk është një tradhti ndaj ushtrisë kurde që ka luftuar prej vitesh terroristët e ISIS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos