“Përbindëshi bërthamor” i ushtrisë amerikane manovron si të ishte një motoskaf

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 22:37 | Teknologji
“Përbindëshi bërthamor” i ushtrisë amerikane

Manovrat e saj duken ato të një motoskafi gjigant, por në të vërtetë kemi të bëjmë me diçka tërësisht ndryshe. USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja më e re e flotës detare amerikane, dhe padyshim një nga mjetet e saj më të rëndësishme për të treguar superioritetin në ujërat e globit.

https://www.youtube.com/watch?v=z9Aa9pQYrg0

Për ta ndërtuar janë nevojitur rreth 12 vjet dhe 43 miliardë dollarë, por tashmë anija që peshon 100 mijë tonelata dhe ka një gjatësi 337 metrash, është gatshme për misionet e caktuara nga Pentagoni.

Dimensionet e saj mund të përballohen vetëm nga dy reaktorë bërthamorë, që e bëjnë të lundrojë me shpejtësi relativisht të mahnitshme (deri në 60 km në orë),  dhe mund të mbajë 90 aeroplanë luftarakë si dhe një ekuipazh që i afrohet 5 mijë ushtarakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos