Përçarja në PD, Shano: Berisha përfaqëson të kaluarën, Basha është e ardhmja e përdorur

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 12:37 | Politikë
Përçarja në PD, Shano: Berisha përfaqëson të

Primaret e “Rithemelimit” u mbajtën ditën e djeshme, me gjashtë kandidatët e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit që me shumë gjasa nuk do të pranohen nga selia zyrtare e PD-së me në krye Lulzim Bashën. Ky është vetëm episodi i fundit në përçarjen brenda PD-së, dhe analisti Dritan Shano, i ftuar në A2 CNN, mendon se “nuk të çojnë në rrugën e duhur, pavarësisht modernizimit të përzgjedhjes”.

Sipas tij, “verën e kaluar, kandidatë si  Fatbardh Kadiili propozuan teza të tilla si primaret, një PD më të hapur etj., teza që u gllabëruan nga Berisha për hallin e tij. Sot kemi një zhurmë të madhe daullesh ku flauti nuk dëgjohet, dhe nuk po prodhohet një PD më e pastër, por një luftë midis Bashës dhe Berishës.

Në gjykimin e Shanos, “mënyra e tyre është identike, tentojnë përçarje dhe eliminimin e kundërshtarit, dhe jo krijimin e një alternative të qëndrueshme. Berisha mund të jetë dhe është në fakt e shkuara, me një metodë politike që duhet të ishte mbyllur në ’90,  por atëherë Basha është e ardhmja e përdorur”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos