
Një zjarr ka rënë në Pyllin e Sodës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në pjesën halore poshtë pishave.
Punonjësit e zjarrfikësve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit e cila vijon të jetë aktive.
Siç duket dhe nga pamjet, zjarri përhapet i ndihmuar dhe nga era. Shkak i zjarrit mendohet të jetë papërgjegjshmëria e banorëve, por edhe e pushuesve që bëjnë barbeque në pyll. (A2 Televizion)