
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dënuan sulmet e fundit në Ukrainë dhe thanë se përdorimi i dronëve iranianë do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit. Shefat e diplomacisë së vendeve të bllokut u mblodhën në Luksemburg për të diskutuar mbi Ukrainën dhe sanksione të mundshme ndaj Iranit.
Në një deklaratë në prag përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të bllokut Josef Borrell tha se Bashkimi Europian po kërkon prova për përfshirje të mundshme të Iranit në Ukrainë. Borrell ne do të diskutojmë lidhur me çështjen dhe do të kërkojmë prova konkrete për përfshirjen e mundshme të Iranit, diçka që deri më tani e ka mohuar.
Në takimin e së hënës në Luksemburg ministrat e Jashtëm të BE-së duan të japin dritën jeshile për misionin e trajnimit të ukrainasve. Pritet që të konkretizohen planet e të merren vendime për stërvitjen e 15 000 ushtarëve ukrainas në BE. Ushtarët do të marrin një trajnim bazë ushtarak ose do të instruktohen për detyra të tjera si heqjen e minave, shërbimin sanitar apo përdorimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Gjermania që pritet që të trajnojë 5000 ushtarë, Franca 2000, por Gjermania do të ndihmojë në këtë mision ashtu si Polonia me ngritjen e një shtabi qendror trajnimi të ushtarëve ukrainas. (A2 Televizion)