Përfundim i përbashkët: Pas BB e BERZH, edhe Instituti i Vjenës parashikon rritje ekonomike 3%

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 15:53 | Ekonomi
Përfundim i përbashkët: Pas BB e BERZH, edhe Instituti i

Pas Bankës Botërore e asaj Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, edhe Instituti i Vjenës parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë këtij viti do të jetë 3 për qind.

Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për dy vitet e ardhshme, ku ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6 dhe 3.8 për qind.

“Për vitin 2023 ka pritshmëri se do të jetë më i vështirë se viti 2022 pasi presionet inflacioniste do të kenë prekur në çdo qelizë mekanizmat ekonomikë dhe kriza do të jetë në pikën më gravitacionale të saj.”

Enton Duro, ekspert për ekonominë....

Për ekspertët, turizmi pritet ë jetë edhe sektori që do të ndikojë në parandalimin e një rënie të theksuar ekonomike.

“Reaksioni zinxhir që sjell turizmi, në bujqësi, punësim dhe sektorë të tjerë do të jetë spiranca e shpëtimit të ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti. Duket të përqendrohemi aty për të përfituar sa më shumë.”

Enton Duro, ekspert për ekonominë....

Instituti i Vjenës parashikon që në Rajon, Kosova të ketë rritjen më të lartë ekonomike për këtë vit me 3.4 për qind, ndërsa Maqedonia e Veriut më të ulëtën me vetëm 1 për qind.

Ekspertët e Institutit të Vjenës presin që rritja ekonomike në total për Ballkanin Perëndimor gjatë 2023-shit  të jetë vetëm 1.6 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos