Përfundojnë muajt e gjatë të izolimit, Nju-Jorku rihapet

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 08:20 | Bota
Përfundojnë muajt e gjatë të izolimit, Nju-Jorku rihapet

Pas muajsh të tërë izolimi dhe fatalitetesh, Nju-Jorku tashmë po i rikthehet dalëngadalë normalitetit të para pandemisë.

Përmirësimi i situatës dhe procesi i vaksinimit që po ecën në drejtimin e duhur, ka bërë që autoritetet të rishohin masat shtrënguese.

Tashmë, në fuqi kanë mbetur shumë pak masa. Restorantet u hapën me kapacitet të plotë, po ashtu palestrat dhe do të lejohen festat në shtëpi.

E reja më e fundit ka të bëjë me maskë. Të gjithë të vaksinuarit mund të qëndojnë pa maskë në ambientet e brendshme dhe të jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos