Tym në kabinë, ulje emergjente për avionin e linjës Bari-Londër

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 21:20 | Bota
Tym në kabinë, ulje emergjente për avionin e linjës

Një avion i nisur nga Bari, me destinacion Londrën, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Bazelit, si pasojë e tymit që përfshiu kabinën.

Fatmirësisht, përveç panikut, ulja emergjente nuk shkaktoi të lënduar tek 165 pasagjerët në avion, por 4 nga anëtarët e stafit u ndjenë keq për shkak të tymit dhe u dërguan në spital për ndihmë më të specializuar. Piloti i avionit njoftoi kullën e kontrollit sapo pikasi tymin në kabinë dhe në momentin e uljes ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit ishin të pranishëm në pistë.

Pas uljes së avionit, trafiku ajror në aeroportin e Bazelit u ndërpre për 20 minuta dhe 3 fluturime në mbërritje u zhvendosën në Zyrin dhe Shtutgart. Vonesa pati dhe në nisjen e disa fluturimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos