100 mijë skocezë në rrugë për pavarësinë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 21:48 | Bota

Mijëra skocezë mbushën rrugët e Edinburgut këtë të shtunë në mbështetje të kërkesës dhjetëra vjeçare për pavarësinë e vendit nga Britania e Madhe. Manifestimi u organizua nga disa grupime pro pavarësisë së Skocisë dhe sipas tyre pjesëmarrja në këtë tubim i kalonte 100 mijë personat.

Të pranishmit lëshuan thirrje dhe mbajtën parulla në duar dhe kërkuan mbajtjen e një referendumi të dytë për çështjen e pavarësisë.

Kryeministrja Nicola Sturgeon nuk ishte e pranishme në këtë manifestimi, por shkruajti një mesazh në rrjetet sociale ku shprehu mbështetjen e saj të plotë për këtë kauzë.

“Fat të mbarë të gjithëve që marshojnë për pavarësinë në Edinburg. Nuk mund të jem personalisht në këtë ngjarje, por me shpirt jam aty. Mos kini dyshime, pavarësia po vjen”, shkruan kryeministrja skoceze në ‘Facebook”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos