Përfundon ëndrra e Ballkanit në Europë, bie në fund ndaj Slavias së Pragës

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 23:14 | Futboll
Përfundon ëndrra e Ballkanit në Europë, bie në fund

Edhe pse ka ende një ndeshje për të luajtur, Ballkani nuk do të ëndërrojë më për kalimin e mundshëm të grupit, pasi është mundur në ndeshjen e kësaj të enjteje 0-1 në Prishtinë nga Slavia e Pragës.

Kampionët e Kosovës zhvilluan një ndeshje të mirë duke krijuar edhe raste për shënim, por u treguan të pasaktë përballë portierit kundërshtar. Ndërkohë, skuadra çeke shfrytëzoi mjaft mirë mundësinë e krijuar në minutën e 75-të, duke vulosur suksesin në këtë sfidë.

Pas këtij takimi, Ballkani mbetet në vendin e fundit në grup me katër pikë. Edhe nëse fiton ndeshjen e fundit me Cluj dhe Slavia bie përballë Sivasporit, pikët e fituara në ndeshjet direkte nuk e favorizojnë ekipin e Ilir Dajës, pasi dy skuadrat e tjera janë me nga 7 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos