
Është mbyllur sot në Poçem greva e urisë e punonjësve të nënstacionit elektrik dhe të pompimit, të cilët vendosën 2 javë më parë të merrnin këtë vendim ekstrem për të kërkuar rrogat e prapambetura.
Pas negociatave me kompaninë është vendosur që punëtorët të marrin menjëherë 3 rroga, edhe pse kishin kërkuar minimalisht 7, nga 27 që ata kishin deklaruar më parë si të prapambetura.
Gjithashtu, punëtorëve ju është premtuar që ditën e nesërme do të nënshkruajnë kontratat e reja me OSHEE dhe Ujësjellësin. Ata shprehen se do të presin 20 ditë për realizimin e premtimeve dhe nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë do të rikthehen sërish në grevë. (A2 Televizion)