Nisin punimet nga Sheshi Shqiponja deri te Limuthi, devijohet një korsi

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 18:00 | Aktualitet

Nisin punimet nga Sheshi Shqiponja deri te Limuthi, devijohet një korsi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga 13 nëntori do të nisin punimet në aksin nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit, në kuadër të projektit për përmirësimin infrastrukturor dhe estetik të segmentit.

Punimet përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin, sistemin e ndriçimit dhe përmirësimin e shtresave asfaltike.

Gjatë ndërhyrjeve do të devijohet përkohësisht njëra prej korsive, ndërsa qarkullimi do të vijojë në korsitë e tjera. ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e punonjësve në terren.

NJOFTIM

Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, i cili synon plotësimin e elementeve infrastrukturore dhe përmirësimin estetik të këtij aksi rrugor.

Në kuadër të këtij projekti, duke filluar nga data 13.11.2026, do të nisin punimet e parashikuara, të cilat përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjithashtu, do të realizohen edhe punime të tjera të parashikuara në projekt.

Gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme.

Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për organizimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe të personelit që në kantier.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe respektimin e sinjalistikës së përkohshme dhe udhëzimeve të punonjësve në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos