Tjetërsimi i pronës në Fier! Arrest me burg për ish-kreun e Dërmenasit, punonjëset e Kadastrës dhe drejtorin e Spitalit

Nga Çaku Tafa
12 Nëntor 2026, 17:16 | Kronikë

Tjetërsimi i pronës në Fier! Arrest me burg për ish-kreun e

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është shoqëruar nga Policia, në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria.

Sipas burimeve konfidenciale, ndaj Vojës dyshohet se është marrë një masë arrestimi, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi rrethanat dhe motivet e veprimit të policisë.

Arben Voja ka mbajtur më herët disa poste drejtuese në administratën publike në Fier. Ai ka qenë drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe më pas ka drejtuar Kadastrën e Fierit.

Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për çështjen e tjetërsimit të pronës në Fier janë Dilaver Shyti, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, dy punonjësit  e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj, si dhe noterja Anila Haxhiu.

E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Arben Vojën, aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal të Fierit, i cili më herët ka drejtuar zyrën e Kadastrës në këtë qytet.

Sipas dyshimeve të hetimit, gjatë periudhës kur Voja drejtonte Kadastrën, prona në fjalë , 44 mijw metwr katror , është tjetërsuar nga tokë shtetërore në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik, me qëllim përfitimin financiar.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e tjetërsimit të pronës, si dhe rolin dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë në këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos