Përfundon historia e dashurisë, Messi kërkon largimin nga Barcelona

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 20:45 | Futboll
Përfundon historia e dashurisë, Messi kërkon largimin nga

Mediat spanjolle kanë publikuar se Leo Messi u ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës që të largohet gjatë kësaj merkatoje. Sipas tyre, vendimi i argjentinasit është përfundimtar.

Messi ka një klauzolë lëshimi prej 700 milionë eurosh deri më 30 qershor 2021, por në kontratën e tij ka një klauzolë që e lejon të largohet nga klubi falas pas fundit të çdo sezoni. Kjo klauzolë skadon më 10 qershor. Kjo datë ka kaluar tashmë, por Messi do të mundohet të kapet pas saj me argumentin se sezoni duhet të kishte përfunduar deri në atë datë, por u shty nga pandemia e koronavirusit.

Messi është shumë i mërzitur nga sjellja e klubit kohët e fundit, duke nisur që nga lëvizjet e merkatos (blerja e Griezmann dhe jo e Neymar). Më pas, vendimi për të larguar Suarez dhe Vidal ka bërë që Messi të mendojë se drejtuesit nuk do të formojnë një ekip të nivelit të lartë për sezonin tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos