Zyrtare, Superkupa e Evropës do të luhet me tifozë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 15:15 | Futboll
Zyrtare, Superkupa e Evropës do të luhet me tifozë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot që Superkupa e Evropës mes Bayern Munchen dhe Sevilla do të luhet me tifozë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në 24 shtator në Budapest.

Sipas UEFA-s, stadiumi “Puskas Arena” do të mbushet në 30% të kapacitetit të tij.

Të gjitha ndeshjet e tjera të UEFA-s do të luhen pa tifozë deri në një njoftim të dytë, duke lënë të kuptohet se tifozët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos