Përfundon qiellgërvishtësja më e lartë në Europë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 11:14 | Teknologji

Është përuruar këtë javë në Varshavë të Polonisë qiellgërvishtësja më e lartë në Europë, e njohur ndryshe si kulla Varso.

Ndërtesa është e gjatë 310 metra dhe për momentin është godina më e lartë e Bashkimit Europian.

Qiellgërvishtësja është e pajisur me zyra, restorante, dyqane dhe nisi të ndërtohej në vitin 2017.

Ajo është e vendosur në qendër të Varshavës në një vend pranë stacionit hekurudhor të qytetit. Qiellgërvishtësja është 53-katëshe dhe ka një sipërfaqe 70.000 metra katrorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos