Përfundon samiti i G7, liderët “sulmojnë” Kinën dhe Rusinë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 20:06 | Bota
Përfundon samiti i G7, liderët “sulmojnë” Kinën

Ka përfunduar samiti i G7 në Britaninë e Madhe, ku liderët globalë të vendeve më të zhvilluara të botës u mblodhën për të diskutuar disa nga çështjet me të nxehta të gjeopolitikës.

Disa nga këto çështje kishin si protagonistë pikërisht dy fuqitë globale që mungojnë në ketë takim, Kina dhe Rusia.

Liderët e G7 bënë apel që të fillojë një hetim i hollësishëm për të përcaktuar origjinën reale të koronavirusit, pasi raporti fillestar u gjykua deficitar nga mungesa e bashkëpunimit të Pekinit zyrtar. Por “sulmi ndaj Kinës nuk mbaron këtu, sepse pas shumë debateve gjatë samitit 3-ditorë, u arrit marrëveshja për të folur hapur mbi abuzimin e të drejtave të njeriut në vendin aziatik.

Qëndrim liderët mbajtën edhe ndaj Rusisë, në veçanti ndaj sulmeve kibernetike të Moskës, dhe provokimet ajrore në kufijtë e vendeve të NATO.

Grupi i G7 është një organizatë e përbër nga 7 ekonomitë më të mëdha në botë; Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA. Po ashtu, edhe krerët e BE marrin pjesë në samit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/12/samiti-i-g7-lideret-do-te-shpallin-plan-global-per-pandemite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos