
Përfundon seanca e gjykimit për Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvani aktivistit gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2021, për llogari të Partisë Socialiste dhe me udhëheqës liste, Taulant Ballën.
Nga kohëzgjatja e dëshmive referuan vetëm 4 nga 59 dëshmitarë. Ata ishin anëtarët të asaj që pas ngjarjes u quajt si struktura e ngritur nga PD për Mbrojtjen e Votës.
Dëshmitarët nuk kanë pranuar që kishte një strukturë për mbrojtjen e votës, siç e artikuloi atëherë Gazment Bardhi, udhëheqës i listës së Elbasanit për PD.
Në gjyq i pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish-përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan. Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe Nuredin Kasmi.
Burimet bëjnë me dije se dëshmitarët i kanë qëndruar besnik dëshmive të para rreth ngjarjes.
Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave apo dhe dy ish-zëvendës drejtorët e Policisë, që gjithashtu po gjykohen në këtë proces për shkak të mosveprimit të tyre edhe pse ishin në vendngjarje.
Ndërkohë, mësohet se, seanca e re dëgjimore e dëshmitarëve do të zhvillohet më 1 shkurt.
(A2 Televizion)