Përfundon shpejt aventura shqiptare në Champions, Uzuni i shënon 3 herë Prishtinës

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 07:36 | Futboll
Përfundon shpejt aventura shqiptare në Champions, Uzuni i shënon

Rrugëtimi në Champions League u mbyll shumë shpejt edhe për dy skuadrat e tjera shqiptare. Shkëndija zhgënjeu në Slloveni përballë Mura-s.

Ndonëse pritej më shumë nga kampionët e Maqedonisë së Veriut, skuadra e trajnerit shqiptar Ernest Gjoka, u mund në shifrat e thella 5-0.

Jashtë Champions, është edhe Prishtina. Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë, bardheblutë e Kosovës u mundën edhe në shtëpi nga Ferencvaroshi i Myrto Uzunit.

Pikërisht sulmuesi kuqezi ishte protagonist i kësaj sfide, autor i të tre golave të fitores, me Uzunin që zgjodhi të mos festonte në shenjë respekti për kundërshtarët shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos