“Nuk e kuptova që fituam”, Donnarumma shpjegon pse nuk festoi pasi priti penalltinë vendimtare

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 17:49 | Futboll

Gigio Donnarumma habiti të gjithë tifozët me qetësinë e tij pasi priti penalltinë ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij. Portieri italian priti goditjen e të riut Saka dhe nuk reagoi fare, por eci ngadalë dhe priti të vinin shokët e ekipit që po vraponin si të çmendur për ta përqafuar.

https://a2news.com/2021/07/11/donnarumma-hero-italia-mund-angline-me-penallti-dhe-shpallet-kampion-evrope/

Por, reagimi i tij e ka një shpjegim: Donnarumma nuk e kishte kuptuar që Italia sapo kishte fituar Evropianin me pritjen e tij.

“Nuk e kuptova që kishim fituar. Pasi e prita penalltinë, nisa të ecja dhe po kontrolloja nëse VAR-i e konsideroi të rregullt. Në atë moment, pashë shokët që po vraponin drejt meje dhe aty e kuptova”, tha portieri 22-vjeçar për “Sky Sport”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/12/donnarumma-lojtari-me-i-mire-i-euro-2020/

A2 CNN Livestream

Latest Videos