Përgatitjet për debatin final, Trump kundërshton fikjen e mikrofonit

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 07:53 | Bota
Përgatitjet për debatin final, Trump kundërshton fikjen e

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha gazetarëve se ai ka zbuluar fakte tronditëse se mikrofonat do të fiken gjatë pjesëve kyçe të debatit të tij final me Joe Biden dhe kjo, sipas tij, është e padrejtë.

“Mendoj se kjo gjë është e padrejtë dhe shumë e keqe. Nuk ka kuptim të mos flasësh për politikën e jashtme. Dhe mendoj se moderatorja e debatit është një njeri i njëanshëm. Prindërit e saj janë të njëanshëm, por kjo është jeta ime. Gjithsesi, unë kam Shtëpinë e Bardhë apo jo?”, tha Trump gjatë fjalës së tij për gazetarët, përpara se të nisej për takimin e radhës elektoral në Karolinën e Veriut.

Komisioni i debateve presidenciale iu përgjigj presidentit duke theksuar se ndryshimet ishin të domosdoshme pas përplasjes dhe ndërprerjeve të vazhdueshme gjatë debatit të parë mes kandidatëve, më 29 shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos