
Në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit Komiteti Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti këtë të enjte mbledhjen e radhës gjatë së cilës u morën disa vendime.
Kështu pas shortit të hedhur në KSHZ u vendos që Partia Demokratike të propozojë anëtarin e shtatë të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve me numër tek ndërsa Partia Socialiste tek ato me numër çift.
Gjithashtu në mbledhjen e KSHZ u miratua dhe formati i vulave që do të kenë në dispozicion KZAZ-të dhe KQV-të në zgjedhjet e 25 prillit si dhe shenjat dalluese të logjistikës zgjedhore. (A2 Televizion)