Përgjaken festimet për pavarësinë në SHBA, publikohen pamjet e para

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 18:48 | Bota

Janë publikuar në rrjetet sociale videot e para nga të shtënat me armë në paradën për festimet e festës së pavarësisë në Illinois.

Sipas të dhënave paraprake, flitet për të paktën 10 viktima dhe shumë persona të lënduar.

Në video shihen të rinjtë që vrapojnë në rrugët e qytetit pas të shtënave të para, për të kërkuar strehë.

Motivet e sulmit janë ende të paqarta, ndërkohë që situata është ende aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos