Sulm me armë në paradën e Pavarësisë në SHBA

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 18:35 | Bota

Një sulm me armë zjarri është regjistruar në Hajlend Park në Çikago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat, duke cituar dëshmitarë në vendngjarje, raportojnë për viktima dhe të plagosur por pa dhënë një shifër të saktë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradës së organizuar për festën tradicionale të 4 korrikut, kur celebrohet dita e pavarësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, por ende nuk kanë arritur të kapin autorin e sulmit. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të largohen nga zona. Një dëshmitar tha për CNN se ka dëgjuar të paktën 25 të shtëna me armë dhe ka parë njerëz të shtrirë në tokë të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos