
Izraeli mohon me forcë, raportimet se shërbimi i tij i inteligjencës vendosi telefona përgjues në afërsi të Shtëpisë së Bardhë dhe lokacione të tjera sensitive në Uashington. Kryeministri, Benjamin Netanjahu, pas takimit në Rusi me presidentin Vladmir Putin, pretendon se Izraeli nuk spiunon Shtetet e bashkuara.
“Kjo nuk ka ndodhur, ne kemi direktiva dhe nuk ka pasur mbledhje informacioni në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka pasur përgjim pa asnjë përjashtim. Akuzat janë plotësisht false”, tha Netanyahu.
Media e njohur “Politico” raportoi duke cituar një ish-zyrtar të lartë amerikan, se me shumë gjasa Izraeli qëndronte pas pajisjeve të shumta përgjuese, të njohur si “Stingrays”. Qëllimi, sipas ish zyrtarit, ishte të përgjonte stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentin, që bisedon me kolegët e tij në celular, siguria e të cilit është vënë në dyshim vazhdimisht. Por edhe Donald Trump, mohoi që Izraelitë jetë pas këtij përgjimi.
“Nuk e besoj atë raportim. Nuk mendoj që Izraelitët po na përgjonin”, u shpreh Trump. Në prill të2018-ës, Departamenti i Sigurisë së Brendshme konfirmuan gjetjen e pajisjeve përgjuese, por nuk përcaktoi se kush qëndronte pas tyre. “Stingray” njihet teknikisht si IMSI-Catcher, që simulon një kullë valësh, duke bërë që celularët të lidhen metë për të kryer telefonata. Kjo pajisje më pas mund të regjistrojë vendndodhjen, telefonatat, mesazhet dhe informacione të tjera që mund të shpërndahen. (A2 Televizion)