Përgjysmohen punishtet e drurit. Shkak, mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e çmimit të lëndëve të para

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 10:16 | Aktualitet
Përgjysmohen punishtet e drurit. Shkak, mungesa e fuqisë punëtore

Pas hovit të marrë me heqjen e karantinës në 2020-n, punishtet e drurit u përgjysmuan vitin e shkuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, nga 889 biznese në prodhimin e mobilieve që ishin në 2020-n, numri ra në 402 vitin e shkuar.

Shtrenjtimi i lëndës së parë duket të jetë arsyeja tjetër.

E teksa kriza e çmimeve parashikohet të vijojë, aktorë nga ky treg parashikojnë 1% reduktim të mëtejshëm të punishteve të drurit.

Kërkesa për mobilie në treg aktualisht është nga 10 deri në 20 për qind më e lartë se vjet, por mungesa e lëndës drusore në tregun e huaj, ka paralizuar prodhuesit vendas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos