"Një laptop dhe internet", Shqipëria synon të tërheqë "nomadët digjitalë”

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 13:38 | Aktualitet
"Një laptop dhe internet", Shqipëria synon të

Shqipëria po përpiqet të “joshë” nomadët digjitale. Në përpjeke për të përfituar nga mundësia “gjithçka duhet është një kompjuter dhe internet”, nisma e re e qeverisë, pjesë e “Agjendës Digjitale 2022-2026”, synon të popullarizojë punën pa barriera.

Në dokumentin e hedhur për konsultim publik, qeveria zotohet të garantojë akomodimin e nomadëve digjital dhe internet me shpejtësi deri në 5G.

Ndërkohë, përfaqësues nga tregu digjital, kërkojë që paralelisht me përpjekjet për të sjellë në vend të huaj në fushën e teknologjisë së informacionit, me ritme edhe më të shpejta të punohet për aftësimin e të rinjve shqiptarë.

Stili i jetesës si nomad digjital u bë shumë i rëndësishëm sidomos gjatë pandemisë, kur një pjesë e mirë e punëve u zhvendosën online. Në rajon, Kroacia dhe Greqia janë dy nga vendet më të preferuar për nomadët digjitalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos