Në epokën e mendjes, Shqipëria po humbet nga “vyshkja” e ideve pa mbështetje e të rinjve

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 12:48 | Aktualitet
Në epokën e mendjes, Shqipëria po humbet nga

Jetojmë në epokën e mendjes, ideve, atyre të thjeshta në dukje, por revolucionarizuese në përmbajtje. Ide, që vijnë edhe nga  mendjet e të rinjve, por që shpesh mbeten në letër për shkak të klimës së ashpër të një biznesi me vizion të ngushtë.

Ato pak që ja dalin, pas shumë sakrificash, mund të konsiderohen ngjarje shumë të rralla.

I tillë është edhe rasti i së resë, Erida Cerro, që pas suksesit të disa viteve më parë, tani mëson më të vegjlit në rrugën drejt suksesit.

Ideja triumfuese, përveçse e veçantë është edhe e domosdoshme.

Erida nuk është i vetmi rast suksesi dhe për themeluesen e akademisë “Albanian ICT” , Hatixhe Bilibashi Shqipëria ka realisht potencial për t’u kthyer në një “oaz digjital”.

Ndonëse Shqipëria karakterizohet nga një mjedis i vështirë për arritje te tilla gjendet mundësia për të shndërruar idetë në risi.

Mungesa e financimeve është arsyeja kryesore që shumë të ri citojnë si penguese të zhvillimit materializimit të ideve në drejtim të teknologjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos