Grenell takohet me Vucic: Ndaloni fushatën kundër Kosovës

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 13:13 | Kosova
Grenell takohet me Vucic: Ndaloni fushatën kundër Kosovës

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, gjendet në Beograd për një vizitë zyrtare. Ai u takua me presidentin, Aleksandar Vucic, me të cilin bisedoi për një sërë çështjesh.

Ndërsa në konferencën për shtyp u fokusua kryesisht tek ekonomia, por pati edhe një porosi për qeverisë e Serbisë. “Fushata për heqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës duhet të ndalojë”, u shpreh Grenell.

Nga ana tjetër, Vucic u përgjigj duke thënë se nuk pranon që të barazohet heqja e taksës 100% të Prishtinës me fushatën për tërheqjen e njohjeve. Ndërkohë, mediat në Beograd raportojnë se Grenell ka mbërritur në Serbi me një mision konkret. Sipas asaj që raporton B92, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin për të shtuar përpjekjet në arritjen e një marrëveshjeje finale, të cilën e konsiderojnë një Dejton të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos