
Lazio-Sevija nuk ka nisur aspak siç duhet. Një natë përpara ndeshjes së vlefshme për Uefa Europa League, rrugët e kryeqytetit Italian janë përgjakur nga përleshjet mes dy tifozerive ultras.
Sipas mediave të shtetit fqinj 4 persona janë plagosur nga përleshjet me sende te forta. 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë përfunduar në spital.
Personat e lënduar ishin pjesë e tifozëve andaluzë ndërkohë që është identifikuar edhe një shtetas amerikan. Sherri sipas dëshmive në vendngjarje nisi pasi një grup tifozësh të Sevijas ishte futur në një klub nate i cili frekuentohet në masë nga mbështetësit e Lazios.
Nuk dihet nëse ky ka qenë një veprim i qëllimshëm apo jo i tifozëve spanjollë. Gjithçka ishte në rregull deri sa në një moment dëgjuam të thirrura dhe zhurmë gotash të thyera.
“Nxituam tek dritarja dhe pamë persona të maskuar dhe të pajisur me shkopinj që sulmonin persona të tjerë” ishin fjalët e pronarit të një tjetër lokali pranë vendngjarjes. Lazio-Sevija luhet mbrëmjen e sotme në Olimpico të Romës. (A2 Televizion)