Një vajzë 17-vjeçare, e cila po mësonte makinën, pësoi një aksident në orën e fundit të leksionit para se të jepte provimin e praktikës ditën tjetër.
Hazel Ross, adoleshente nga Anglia, doli nga rruga dhe përmbysi makinën Renault, por fatmirësisht nuk pësoi dëmtime të rënda. Madje, të nesërmen mori patentën.
“Isha shumë e frikësuar para provimit të praktikës. Imagjinoni sa u shtua frika pas aksidentit që pësova”, tha Ross. (A2 Televizion)