
Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi të certifikojë Kinën si vend të lirë nga malaria, pas më shumë se 70 vitesh përpjekje për të eliminuar sëmundjen e transmetueshme nga mushkonjat.
Pasi infektoi më shumë se 30 milionë persona në vit në vitet 1940, tashmë vendi për të katërtin vit radhazi nuk raporton asnjë rast.
Sipas drejtorit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ky sukses vjen pas një operacioni të koordinuar që ka zgjatur për vite me radhë. (A2 Televizion)