
Partizani fiton me përmbysje edhe në Moldavi, duke legjitimuar kalimin e turnit në Conference League.
“Demat” triumfojnë ndaj Sfintulit me rezultatin 2-3, duke u kualifikuar për në raundin e dytë të kompeticionit, finalja e të cilës do të luhet në Tiranë.
Pas fitores 5-2 në “Elbasan Arena”, shqiptarët e filluan keq ndeshjen me një penallti të dhuruar nga portieri Hoxha , në minutën e katërt.
Por djemtë Ilir Dajës nuk u demoralizuan, duke barazuar në minutën e 15-të falë një goli të bukur të Tedi Carës.
Një tjetër gabim i portierit Hoxha, sot jo në ditën më të mirë, i dhuron golin e 1-2 moldavëve, ndërkohë që rrjedha e lojës më pas foli vetëm për kryeqytetasit, që përmbysën rezultatin falë dygolshit të brazilianit Stenio Junior, në minutën 42 dhe 55.
Në turnin e radhës, Partizani do të përballet me zviceranët e Bazelit, në një sfidë shumë më të vështirë. (A2 Televizion)